Telegrafi

Rektori Shaska jep dorëheqjen përmes e-mailit

Rektori ka dërguar një e-mail në Ministrinë e Arsimit të Shqipërisë ku njoftonte dorëheqjen e tij e cila nuk është pranuar nga kolegët profesorë në këtë universitet.

Si pasojë e dorëheqjes së rektorit Shaska, i cili ka thënë se sistemi arsimor ka probleme serioze, është pezulluar mësimi në këtë universitet.

Ministria e Arsimit nuk ishte në gjendje deri vonë të hënën të konfirmonte nëse rektori kishte dhënë dorëheqjen apo jo. /Telegrafi/