Telegrafi

Rektori i UP-së uron besimtarët për festën e Fitër Bajramit

Rektori i Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, Marjan Dema uron të gjithë qytetarët e besimit islam.

Në një njoftim për media ai uron studentët, të gjithë organet drejtuese, stafin akademik dhe administrative të UP-së.

“Veçanërisht, në këtë ditë të rëndësishme për pjesëtarët e këtij besimi, uroj studentët, organet drejtuese, stafin akademik dhe administrativ të UP-së”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/