Telegrafi

Rektori Marjan Dema e pensionon Isa Mustafën (Dokument)

I pari i Universitetit të Prishtinës, Marjan Dema ka marrë vendim që t’ia “shkëpusë” kontratën e punës kryeministrit të vendit, Isa Mustafa, i cili punonte si profesor i rregullt në Fakultetin Ekonomik të UP-së.

Këtë vendim rektori e ka marrë për shkak se kryeministri i vendit më 15 maj i ka mbushur 65 vjet.

Kështu i kanë thënë Gazetës Blic burime brenda universitetit më të madh publik në vend.

Sipas ligjit në fuqi, të gjithë ata që arrijnë moshën 65 vjeçare, pensionohen në mënyrë automatike.