Site icon Telegrafi

Rektori Hajrizi takon atdhetarin dhe veprimtarin e shquar për çështjen kombëtare, Jim Xhema

Në vazhdën e vizitave në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Rektori i UBT-së, Prof. Dr. Edmond Hajrizi, i shoqëruar nga kryetari i Federatës Pan-shqiptare në Amerikë “Vatra”, Elmi Berisha, gazetari Halil Mula dhe kryetari i Rrjetit të Bizneseve të Diasporës, Naim Dedushaj, ka vizituar lobuesin për çështjen shqiptare në Amerikë dhe atdhetarin e shquar, Jim Xhema.

Në këtë takim, Jim Xhema përsëriti qëndrimin e tij për rëndësinë e edukimit për një të ardhme të qëndrueshme dhe në të mirë të Kosovës dhe shqiptarëve në përgjithësi. Po ashtu, potencoi rolin dhe kontributin e vazhdueshëm të ShBA-ve dhe marrëdhëniet miqësore në mes shqiptarëve dhe amerikanëve, teksa shprehu gatishmërinë e tij për të vazhduar kontributin në këtë aspekt.

Në anën tjetër, Rektori Hajrizi e njoftoi për zhvillimet në UBT, në Kosovë, si dhe e falënderoi shumë për kontributin e pazëvendësueshëm që Jim Xhema ka dhënë për lirinë dhe Pavarësinë e Kosovës dhe për kontributin që po jep në avancimin dhe edukimin e të rinjve dhe ngritjen e talentëve.

Exit mobile version