Publikimet shkencore të rektorëve të universiteteve në databazat e njohura ndërkombëtarisht si Scopus, Web of Science dhe Google Scholar janë evidencë e kontributit në shkencë dhe integritetit akademik të tyre dhe të institucioneve që ata drejtojnë.
Në bazë të një analize të kryer është bërë vlerësimi i numrit të publikimeve të rektorëve të 50 institucioneve të Arsimit të Lartë në Kosovë dhe Shqipëri në këto tri databaza.
Rektori i UBT-së, Edmond Hajrizi, dallohet për numrin më të lartë të publikimeve në të tri databazat, duke treguar kështu një angazhim të vazhdueshëm dhe ndikim të rëndësishëm në fushën e tij të ekspertizës shkencore, thuhet në një njoftim të UBT-së.
Raporti jep një pamje të përgjithshme të kontributit shkencor të rektorëve të institucioneve të Arsimit të Lartë në Kosovë dhe Shqipëri.
Renditja e rektorëve bazuar në numrin e publikimeve në këto databaza reflekton të dhënat dhe kontributin shkencor të tyre, duke ofruar informacion të vlefshëm për komunitetin akademik dhe shoqërinë në përgjithësi.