Rektori i Universitetit të Prishtinës, Marjan Dema ka shprehu ngushëllime për vdekjen e profesorit Basri Çapriqi.
Në telegramin e ngushëllimit mes tjerash thuhet “Profesor Çapriqi me punën dhe me veprën e tij, la gjurmë të përjetshme në shoqërinë tonë. Emri i tij do të kujtohet me respekt për kontributin e tij të çmuar që e ka dhënë si profesor për dekada të tëra në Fakultetin Filologjik të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, si kryetar i Këshillit Drejtues të Universitetit të Prishtinës për dy mandate, por edhe si studiues, e si një poet i shkëlqyer”.
Ky është telegrami i plotë i rektorit Dema:
E respektuara familje Çapriqi,
Me dhimbje të thellë pranuam lajmin për ndarjen nga jeta të profesorit të çmuar të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, ish-kryetarit të Këshillit Drejtues të UP-së, njëherësh njërit ndër poetët më të mirë të vendit tonë, prof. dr. Basri Çapriqi.
Profesor Çapriqi me punën dhe me veprën e tij, la gjurmë të përjetshme në shoqërinë tonë. Emri i tij do të kujtohet me respekt për kontributin e tij të çmuar që e ka dhënë si profesor për dekada të tëra në Fakultetin Filologjik të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, si kryetar i Këshillit Drejtues të Universitetit të Prishtinës për dy mandate, por edhe si studiues, e si një poet i shkëlqyer.
Me mendje e zemër, në këto ditë kaq të hidhura, jemi pranë familjarëve dhe miqve të tij.
Pushoftë në paqe shpirti i tij!
Prof. Dr. Marjan Dema
Rektor i Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina” /Telegrafi/