Rektori i Universitetit të Prishtinës (UP), Marjan Dema sot, para Senatit të UP-së, i ka propozuar pesë emrat për prorektor.
Se a do të kalojnë ose jo këta emra nuk varet nga Senati, sepse ky organ nuk ka të drejtë të votojë, por votimi i tyre do ta bëhet në Këshillin Drejtues të UP-së.
Emrat e propozuar për prorektor, nga ana e Rektorit Dema, janë: Naser Sahiti, prorektor për mësimdhënie, Mryrvete Badiviku prorektore për financa, Afrim Hoti prorektor për marrëdhënie ndërkombëtare, Teuta Pustina- Krasniqi prorektore për cilësi, dhe Faton Berisha, prorektor për shkencë./Telegrafi/