Rektori i Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, Marjan Dema i ka shprehur ngushëllime familjes Dehari pas vdekjes së dajlit të tyre Astrit Deahrit në burgun e Prizrenit.
Dema përmes një telegrami ngushëllimi ka bërë te ditur se ai së bashku me studentët e UP-së sonte do të ndezin qirinj në shkallët e Bibliotekës Kombëtare.
Telegrami i plotë:
Me dhembje e pikëllim morëm lajmin për vdekjen e birit Tuaj dhe studentit tonë Astrit Dehari. Si rektor i UP-së, bashkë me gjithë menaxhmentin dhe studentët e Universitetit, na lejoni t’u shprehim ngushëllimet më të sinqerta dhe bashkë me Ju, të ndajmë këtë dhembje të madhe që ka plandosur studentët dhe stafin e tonë.
Mbahuni fortë e dhembjen shndërrojeni në forcë.
Në shenjë respekti për vdekjen e Astritit, rektori me stafin e tij dhe studentët e UP-së, në orën 17.00h, në shkallët e Bibliotekës Kombëtare do të ndezin qirinj./Telegrafi/