Site icon Telegrafi

Rektorati nuk e miratoi kërkesën për seancë të jashtëzakonshme të Senatit

Në pajtim me Statutin e Universitetit, me 16 nënshkrimet është plotësuar kuorumi, mirëpo Drejtoria e rektoratit akoma nuk i është përgjigjur kërkesës, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Profesoresha Maja Stefanoviq, e cila është edhe anëtare e Senatit, konsideron se duke i marrë parasysh të gjithë ndodhitë gjatë zgjedhjeve skandaloze, Rektorati në afatin e parë të mundshëm do ta miratojë seancën e jashtëzakonshme

Nga drejtoria e Rektoratit, sot nuk u janë përgjigjur telefonatave të mediave për të dhënë përgjigje përse seanca e kërkuar e jashtëzakonshme nuk do të mbahet edhe pse janë grumbulluar nënshkrimet e nevojshme.

Profesorët nënshkrues të kërkesës për seancë të jashtëzakonshme, kërkojnë shqyrtim të ndodhive gjatë zgjedhjeve studentore dhe rishqyrtim të pranisë së përfaqësuesve studentor në të gjithë trupat e Universitetit./Telegrafi/

 

Exit mobile version