Forcat e Armatosura tashmë shikohen si një mundësi punësimi për qindra të rinj, që e kanë pasion apo nuk e kanë gjetur veten në profesione të tjera.
Për të sjellë më shumë informacion dhe mundësi për këta të rinj, forcat e armatosura zhvilluan një ditë të hapur në Elbasan, në kuadër të fushatës së rekrutimeve të reja, fushatë e cila do të vijojë deri në muajin janar.
Komandanti i qendrës së personelit dhe rekrutimet tregon mbi nivelin e interesimit të të rinjve për t’u bërë pjesë e forcave të armatosura dhe mundësitë që ofrojnë këto të fundit.
Tashmë forcat e armatosura janë një mundësi e mirë punësimi dhe karriere edhe për vajzat.
Por çfarë e tërheq një të ri që të bëhet pjesë e forcave të armatosura? Përveç informacioneve mbi kushtet e rekrutimit, Forcat e Armatosura ekspozuan në qendër të Elbasanit edhe pjesë të armatimeve dhe logjistikës që ka në përdorim. /Telegrafi/