Një rekrut në bazën ushtarake amerikane Fort Jackson, donte të shkonte me çdo kusht në shtëpi, kështu “rrëmbeu” autobusin e shkollës plot me nxënës.
Rekruti Jovan Kolaco dëshironte patjetër të kthehej në shtëpi, kur në orët e para të premtes braktisi kazermën në Karolinën e Jugut i veshur me rroba ushtarake, pushkë automatike – me të cilën “rrëmbeu” autobusin e shkollës Richland, transmeton Telegrafi.
Po të njëjtën ditë Kolaco është arrestuar dhe mbi të rëndojnë 19 pika të aktakuzës, përfshirë rrëmbimin dhe plaçkitje me armë zjarri, vjedhje të veturës dhe shkaktim të lëndimit trupor.
Incidenti ka ndodhur në orën 7 të mëngjesit kur 23-vjeçari u largua pa marrë leje nga kazerma – duke marrë me vete edhe pushkën M-4.
"Drive. Get out of of town."
Just released video from @RCSD shows frightening moments when deputies say a Ft. Jackson trainee hijacked a school bus with 18 children onboard Thursday morning…no one was hurt, Jovan Collazo faces multiple charges pic.twitter.com/4HF4Mtma6a— Brian McConchie (@BMcConchie) May 6, 2021
Ai u largua nga kazerma, pasi që njësia e tij kishte filluar pastrimin gjeneral pas një jave stërvitje intensive – duke u bërë gati edhe për darkën në Fort Jackson.
E pasi që nuk arriti të bind ndonjë veturë të ndalet (autostop), Kolaco u fut në autobus duke kërcënuar shoferin me pushkë që të niset menjëherë.
Madje ia bëri me dije shoferit se nuk dëshiron ta lëndoj askënd – thjesht dëshironte të shkonte në shtëpi. Pa kaluar shumë kilometra ai është kapur nga policia dhe gjithçka ka kaluar pa ndonjë incident. /Telegrafi/