Lionel Messi ka humbur edhe finalen e tretë radhazi me Kombëtaren e Argjentinës por ai përsëri mbetet ndër lojtarët më të mëdhenj që ka njohur historia e futbollit.
Ylli i Barcelonës ka njoftuar për largimin e tij nga Kombëtarja e Argjentinës, mirëpo tifozët në këtë shtet nuk duan ta besojnë këtë lajm.
Shumica e tyre mendojnë që Messi ka folur i mërzitur dhe do të tërhiqet nga ky vendim i marrë pas finales së humbur ndaj Kilit me penallti ku pikërisht Messi humbi të parën.
Një video është publikuar në YouTube ku janë 55 golat e Lionel Messit me Argjentinën.
Goli i parë me fanellën e Argjentinës u shënua në ndeshje miqësore ndaj Kroacisë, ndërsa në një ndeshje zyrtare ishte ndaj Serbisë në Kampionatin botëror në vitin 2006.
Kujtojmë që Messi i ka shënuar gol edhe Shqipërisë në një miqësore në vitin 2011 dhe ai ishte goli i tij i 17-të me Argjentinën.
Ndërkohë goli i tij i 55-të që e bëri edhe golashënuesin më të mirë në histori të Argjentinës e shënoi ndaj Amerikës një gol spektakolar nga gjuajtja e lirë.
55 gola nga një gjeni, mbreti i Argjentinës dhe futbollisti që ka dominuar në shekullin 21 në lojën më të bukur në botë atë të futbollit. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=dJ6OEZsQpx0