Telegrafi

Rekordi “unik” i Gjinushit: Në pushtet për vetëm pesë orë! (Video)

Gjiganti YAHOO, në seksionin e lajmeve ka publikuar një video ku tregohen se cilët janë liderët që kanë shërbyer për periudhën më të shkurtër në detyrë.

Ajo që bie në sy është se përveç disa liderëve botërorë, është edhe Skënder Gjinushi, i cili aktualisht është kryetar i një partie joparlamentare si PSD-ja.

“Udhëheqësit botërorë që kanë gjetur veten në krye të vendeve të tyre për periudhën më të shkurtër, disa për vetëm ca orë”, thuhet në video.

“Në vitin 1997 kur Sali Berisha kishte dhënë dorëheqjen si president, vendin e tij e zuri Skënder Gjinushi, i cili mbante postin e kryeparlametnarit. Kjo zgjati vetëm pesë orë, sa në krye të shtetit u zgjodh Rexhep Meidani”, thuhet në videon e YAHOO. /DITA/