Rekordi i vendosur muajin e kaluar u thye mbrëmjen e së premtes, pasi Super Mario Bros u shit për 2,000,000 dollarë.
Loja Legend of Zelda mbajti rekordin (870,000 dollarë) deri në korrik të këtij viti, dhe më pas Super Mario 64 u shit për 1,500,000 dollarë më 13 korrik.
Ka kaluar më pak se një muaj dhe Super Mario Bros. u shit për 500,000 dollarë më shumë dhe tani rekordi i përket asaj loje – 2,000,000 dollarë.
Loja ishte në gjendje të shkëlqyeshme dhe, natyrisht, e paketuar.
Në ankandin “Heritage Auctions”, një blerës anonim arkëtoi dy milionë dhe mori në shtëpi lojën më të vlefshme ndonjëherë. /Telegrafi/