Telegrafi

Rekordi për pistoletën gjigante, që nxjerrë vrushkuj uji me fuqi enorme (Video)

Mark Rober nga Shtetet e Bashkuara, e ka krijuar një pistolete që hedhë ujë, me përmasa gjigante dhe fuqi enorme, e cila do të zë vend në Librin e Rekordeve të Ginisit.

Uji që hidhet me shpejtësi prej 438 kilometrave në orë, që është për 65 kilometra në orë më i shpejtë se makina e garave F1, ia del që me lehtësi të ndajë gjëra në gjysmë, transmeton Telegrafi.

Me mbi dy metra dhe sistem të punës mjaft të komplikuar, në pjesën e jashtme duket sikur arma lodër që përdorin fëmijët.

Filmimi i postuar më poshtë tregon mënyrën si nxjerrë ujin, si dhe përbërjen e brendshme. /Telegrafi/