Telegrafi

Rekordi i mahnitshëm i arritur nga Al-Hilal, arrin 28 fitore radhazi

Al-Hilal mposhti rivalin lokal Al-Ittihad me rezultat 2-0 në Ligën e Kampionëve të Azisë të enjten, duke thyer një rekord të jashtëzakonshëm.

Skuadra që drejtohet nga portugezi dhe ish-strategu i Benficas, Jorge Jesus, ka arritur fitoren e 28-të radhazi.

Është seria më e gjatë e fitoreve e çdo skuadre në historinë e futbollit për meshkuj.

Al-Hilal theu kështu rekordin e mbajtur më parë nga klubi uellsian The Neë Saints, i cili arriti në 27 fitore radhazi në vitin 2017.

Para kësaj, rekordin e mbante Ajax me një seri prej 26 fitoresh nga viti 1972.

“Të gjithë në klub janë të kënaqur që kemi shkruar historinë e futbollit botëror dhe kemi fituar 28 herë radhazi. Është vërtet një arritje e jashtëzakonshme dhe dua të falënderoj të gjithë ata që kontribuuan në këtë rekord”, ka thënë Jesus. /Telegrafi/