Site icon Telegrafi

Rekordi i ri – me 21 plumba shpëtoi gjallë

“Mund të them se më shumë se 20 plumba në trup është rekord. Natyrisht, është çështje tjetër se ku kanë mundur ta plagosin ata plumba. Një plumb i vetëm mund të jetë vdekjeprurës, por besoni ose jo, trupi njerëzor mund t’i mbijetojë shumë plagëve”, tha Vincent DiMaio, hetues i mjekësisë ligjore.

“Angel Alvarez (23 vjeç) shtiu në policinë me armë zjarri në Bronx, ndërsa policia u kundërpërgjigj”, njoftoi policia e New Yorkut.

“Mjekët konstatuan se kanë hequr së paku 21 plumba nga trupi i tij. Kjo është qesharake. Ai është mirë dhe është në gjendje të flasë”, tha Kimberly Creer, motra e Angelo Alvarezit.

“Alvarez do t’i mbijetojë plagëve të shkaktuara nga plumbat, të cilët nuk kanë prekur organet vitale, por rreziku nga infeksioni ekziston ende”, tha DiMaio.

Exit mobile version