Sulmuesi 21 vjeçar i ekipit anglez Chippenham, i cili nuk është pjesë e ndonjë lige zyrtare, është larguar nga loja tre sekonda pasi që ka sulmuar ashpër lojtarin 22-vjeçar të ekipit Bashley, Christopher Knowles,.
Shefi i ekipit të Bashleyt, Steve Riley, ka thënë: "Ka mundur t’ia thyej këmbën".
Derisa sekretari i ekipit të Chippenham George McCaffrey ka pranuar se: "Dorën në zemër rrallë ku mund të gjeni një njeri më të butë, por David e humbi rastin e tij kësaj radhe".
Deri më tani rekordin për kartonin e verdhë më të shpejtë e ka mbajtur Giuseppe Lorenzo i ekipit italian të Bolognas me dhjetë sekonda.