Telegrafi

Rekordet dhe kuriozitetet më të pabesueshme për seksin

-Filmi më i suksesshëm në histori është një film porno. “Deep Throat” ka kushtuar vetëm 25 mijë dollarë dhe ka fituar plot 600 milionë dollarë. Të ardhurat janë 1 me 24 mijë.

-Pornostari kanadez, Peter North, 51 vjeç, mund të prishej përpara kamerës rreth 10 herë. Kjo zgjaste nga 20 deri në 30 sekonda.

-Pornostarja Houston, 39 vjeç, më 6 shkurt 1999 bëri seks me 620 meshkuj për filmin e saj.

-Një derdhje ka rreth 5 kilokalori. Sa për krahasim, një copë çokollatë ka 530 kilokalori.

-Gjatë eksitimit, testikujt rriten deri në 50%.

-Sperma ndikohet në shijen e saj: hudhra e bën më të thartë, alkooli e bën të shpifur, aspirina të hidhur. Sperma bëhet e ëmbël nëse përpara keni pirë 1.5 litra lëng ananasi.

-Shimpanzetë vijnë në orgazmë nga 7 deri në 10 sekonda. Gorilla për një minutë dhe orangutangët deri në 15 minuta.

-Tanga është emri i një qyteti në Tanganika, në Tanzani.

-Studimet serioze kanë treguar se as madhësia e duarve dhe as madhësia e këmbëve nuk kanë lidhje me madhësinë e penisit.

-Një penis, që është i vogël në gjendje gjumi, mund të zmadhohet në ereksion. Por një penis i madh, me shumë mish, në ereksion nuk zmadhohet shumë.

-Penisi zvogëlohet me kalimin e kohës.

-Dikur, një arsye pse meshkujt bëheshin synet ishte për t’i ruajtur nga masturbimi.

-Gjatë masturbimit derdhim 20 % më pak spermë se gjatë seksit.

-Ekziston mundësia që të jeni alergjikë ndaj spermës.

-47% e meshkujve masturbojnë çdo javë. Tek gratë kjo shkon në 27%.

-Majmunët Bonobo e bëjnë 50 herë në ditë.

-Rekordi për puthjen më të gjatë është 30 orë dhe 59 minuta.

-20% e çifteve provojnë lojëra seksuale me lidhje gjatë seksit.

-Nëse bëni seks 3 herë në javë, rreziku për atak në zemër ulet me gjysmën. Kështu thuhet në një studim.

-Një në 3 persona thotë se do kishte dëshirë ta kalonte kohën e lirë duke bërë seks.

-15 orë ka zgjatur transplanti i parë i penisit. Ai u bë në Kinë në vitin 2006.

-Nëna me më shumë fëmijë ishte F. Vasilijev nga Rusia. Ajo kishte 69 fëmijë.

-Kush kërkon të lindë djalë, duhet të bëjë seks në ditët e ovulacionit. Kush kërkon të bëjë vajzë, duhet të bëjë seks përpara ovulacionit.

-Dr. Kellogg ishte i bindur se drithërat e tij do të ulnin nivelin e masturbimeve.

-Njerëzit bëjnë më shumë seks në dhomën e gjumit. Në vend të dytë është makina.

-60% e të gjitha martesave në botë janë me mblesëri. Shumica e popullsisë në planet nuk ka ndikim në zgjedhjen e partnerit.

-Kondomët e parë janë bërë me zorrë delesh.

-Tek një lloj insekti, femra bën marrëdhënie seksuale me shumë meshkuj. Ajo mbledh spermën në një Spermatekë dhe më pas vendos se me kë do të fekondohet.

-Shpejtësia mesatare e një derdhje është 44.8 kilometra në orë.

-Vetëm 40% e njerëzve e sqarojnë përpara seksit nëse partneri ka sëmundje seksuale.

-Një spermatozoid jeton 2.5 muaj.

-Në majën e klitorit ka 8 mijë mbaresa nervore- më shumë se kudo në trupin e njeriut. Për krahasim: në penis ka vetëm 4 mijë nerva.

-Shkencëtarët britanikë dhe zviceranë kanë zbuluar se orgazma gjatë seksit është 4 herë më e mirë se gjatë masturbimit. Arsyeja: lëshohen 4 herë më shumë hormone.