Site icon Telegrafi

Rekorderi Ronaldo barazon sërish rezultatin

(Foto: Twitter/UEFA EURO 2020)

Sueprylli i Portugalisë, Cristiano Ronaldo, është kthyer për t’u bërë protagonist edhe në gjysmën e dytë të ndeshjes ndërmjet kombëtares së tij dhe Francës.

Kampioni evropian po e kërkon kualifikimin në 1/8 e finales së ‘Euro 2020’ në përballjen me kampionin botëror.

Dhe ka qenë një duel i dikur bashkëlojtarëve te Real Madridi, CR7 dhe Karim Benzema, që kanë shënuar nga dy gola.

(Foto: Twitter/UEFA EURO 2020)

Pasi sulmuesi francez i kaloi në epërsi Les Bleus, reagimi ishte i menjëhershëm nga Ronaldo që nxori një penallti dhe më pas e konvertoi në gol (60’).

Situatë dramatike është duke u zhvilluar në Grupin F, pasi asgjë nuk është e qartë lidhur me skuadrat që do të kualifikohen pos Francës. /Telegrafi/

https://www.youtube.com/watch?v=aWM50UsCUm8

https://www.youtube.com/watch?v=stXnoe46b5s

Exit mobile version