Telegrafi

Rekordere në të puthur

Kjo 24-vjeçare ka mbledhur dhjetëra vullnetarë të cilët kanë qenë të gatshëm të pranojnë puthje në gojë.

Ajo pa ndonjë problem e ka thyer rekordin e mëhershëm të udhëheqëses televizive gjermane, e cila brenda një minute ka puthur vetëm 36 meshkuj.

Gjatë thyerjes së këtij rekordi, të mbajtur në një qendër tregtare të Londrës, kanë marrë pjesë edhe zyrtarët e Librit të Rekordeve Guinness.

”Ka qenë kënaqësi. Kam puthur më shumë meshkuj brenda gjysmë minute sesa gjatë tërë jetës sime”, ka zbuluar Ruth.