Cristiano Ronaldo e festoi paraqitjen e 100-të me fanellën e Juventusit duke i shënuar dy gola nga penalltia në fitoren prej 3-1 ndaj Genoas.
Porse, ai nuk e ka në plan të ndalet këtu dhe tashmë i ka vënë një synim të ri vetes – të arrijë shifrën prej 100 golash me Zonjën e Vjetër.
35-vjeçari ka shënuar 77 gola për Bianconerët në të gjitha garat, ashtu që duhet të shënojë edhe 23 gola të tjerë për ta arritur shifrën e dëshiruar. Duke e njohur Ronaldon, nuk do të ishte befasi që ta arrinte gjatë këtij sezoni.
What better way to celebrate my 100th game for Juventus, than scoring two more goals for the team? I’m very proud of reaching this number with the Vecchia Signora jersey, but guess what: I also have my mind already set on the 100 goals for Juve. Fino Alla Fine!🏳️🏴💪🏽 pic.twitter.com/4X6nn8QSvO
— Cristiano Ronaldo (@Cristiano) December 13, 2020
Në ndërkohë, fitorja ndaj Genoas ishte e 400-ta në karrierën e CR7 dhe superylli portugez është bërë lojtari i vetëm nga top-pesë ligat evropiane pas vitit 2000 që e arrin këtë numër fitoresh.
Pas tij ndodhet Lionel Messi (me 365 fitore), ndërsa i treti është Gianluigi Buffon (me 350 fitore).
Ronaldo e shënoi golin e 31-të brenda këtij viti kalendarik duke u bërë lojtari i tretë në histori të Juves që e arrin këtë statistikë dhe i pari që nga viti 1961 kur e kishte arritur Omar Sivori. /Telegrafi/
400 – #CristianoRonaldo become the first player to reach 400 wins in the top-5 European League in 2000s. Lionel Messi is second in this ranking with 365 wins (Buffon third, 350). Winner.#GenoaJuve pic.twitter.com/otJ5vWuuzy
— OptaPaolo (@OptaPaolo) December 13, 2020