Site icon Telegrafi

Rekord i zi nga COVID-19 në Shqipëri: 1,648 raste të reja dhe 5 të vdekur

Në 24 orët e fundit janë kryer 7,812 testime, ku 1,648 qytetarë kanë rezultuar pozitivë me COVID-19.

Raste aktive në të gjithë vendin janë 9,286.

Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 106 pacientë, nga të cilët 12 janë në gjendje më të rënduar.

Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit kanë humbur jetën  5 qytetarë. Tre qytetarë nga Tirana 59-87 vjeç, një qytetar nga Konispoli 66 vjeç dhe një qytetar nga Peqini 80 vjeç.

Janë shëruar 309 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 202,386 që nga fillimi i pandemisë.

Të infektuarit janë në këto bashki: 707 në Tiranë, 118 në Elbasan, 101 në Durrës, 73 në Fier, 69 në Shkodër, 63 në Vlorë, 48 në Sarandë, 34 në Lezhë, Lushnje, Gjirokastër, 23 në Krujë, 22 në Kamëz, 20 Pogradec, 17 në Kavajë, 18 në Korçë, 15 në Devoll, 14 në Tepelenë, 13 në Kurbin, Mallakastër, 12 në Mat, Patos, Divjakë, 10 në Himarë, Përmet, Kolonjë, Berat, Cërrik, 8 në Shijak, 7 në Pukë, Tropojë, Dimal, Kuçovë, Peqin, Librazhd, Prrenjas, 6 në Dibër, Konispol, Skrapar, Gramsh, 5 në Vau i Dejës, Vorë, Selenicë, 4 në Memaliaj, 3 në Malësi e Madhe, Has, Këlcyrë, Poliçan, Belsh, 2 në Kukës, Delvinë, Dropull, 1 në Fushë- Arrëz, Mirditë, Bulqizë, Klos, Maliq.

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 4,347

Fier 907

Durrës 840

Elbasan 657

Shkodër 608

Vlorë 591

Berat 319

Gjirokastër 315

Lezhë 273

Korçë 217

Dibër 129

Kukës 83.  /OraNews/

Exit mobile version