SHBA-ja regjistroi 184 mijë raste të reja me coronavirus të premten, shifër kjo rekorde që kur shpërtheu pandemia e COVID-19.
Sipas CNN, përcjell Telegrafi, bëhet e ditur se brenda 24 orëve të fundit u regjistruan rreth 1,430 viktima si pasojë e sëmundjes.
Shifra ditore e raportuar të premten, vlerësohet të jetë më e larta e regjistruar ndonjëherë në botë.
Në total, numri i përgjithshëm i të prekurve në SHBA nga coronavirusi u rrit në 10.7 milionë, derisa 244 mijë njerëz thuhet të kenë ndërruar jetë.
Ekspertët e huaj kanë deklaruar se menaxhimi i pandemisë, mund të lehtësohet me anë të një vaksine efektive kundër COVID-19; në pamundësi të vaksinës ata bëjnë apel për respektimin e masave të distancimit shoqëror. /Telegrafi/