Site icon Telegrafi

Rekord i zi në Serbi, humbin jetën 37 persona nga COVID-19 – 6.842 raste të reja në 24 orët e fundit

Gjatë 24 orëve të fundit në Serbi janë regjistruar 6.842 raste të reja me COVID-19, derisa 37 tjerë kanë humbur jetën si pasojë e infeksionit me coronavirus.

Pas testimi të 19.301 mostrave të marra gjatë 24 orëve të fundit, zyrtarë të Ministrisë së Shëndetësisë në Serbi, kanë bërë të ditur se mbi 6 mijë raste kanë rezultuar pozitivë, transmeton Telegrafi.

Gjithashtu është bërë e ditur se 729 persona janë hospitalizuar, derisa në respiratorë aktualisht janë 225 pacientë.

Numri i rasteve të reja me COVID-19 në Serbi, dita ditës po rritet. /Telegrafi/

 

 

 

Exit mobile version