Site icon Telegrafi

Rekord i zi ditor në Kroaci, 35 të vdekur dhe 2.399 raste të reja me coronavirus

Në 24 orët e fundit në Kroaci janë regjistruar 2399 raste të reja të infeksionit nga virusi SARS-CoV-2 dhe numri i rasteve aktive në këtë vend sot është gjithsej 15,542.

Sipas mediave kroate përcjell Telegrafi, midis të prekurve, 1330 pacientë janë në spital, nga të cilët 128 janë në aparate për frymëmarrje.

Ndërkohë, po të njëjtat të dhëna tregojnë për 35 të vdekur.

Ndryshe, që nga 25 shkurt 2020, kur u regjistrua rasti i parë i infeksionit në Kroaci, një total prej 64,704 njerëz të infektuar me coronavirus të ri janë regjistruar deri më sot, nga të cilët 752 kanë vdekur.

Një total prej 48,410 njerëz u shëruan, nga të cilët 2,389 në 24 orët e fundit. /Telegrafi/

Exit mobile version