Site icon Telegrafi

Rekord votuesish latinë në zgjedhjet presidenciale të SHBA-ve

Numër rekord votuesish me prejardhje latine janë regjistruar në zgjedhjet e sotme presidenciale në SHBA, ku besohet se deri më tani tashmë kanë votuar 8.6 milionë latinë, shkruan Business Insider.

Demokratët dhe Progresivët në mbarë SHBA-të, kanë punuar pa ndërprerë në rritjen e numrit të votuesve të rinj me prejardhje latine, transmeton Telegrafi.

Në Arizona dhe shtetet si Teksasi, Florida dhe Pennsylvania, Nevada e Karolina e Veriut, 33 për qind e votave kanë ardhur nga njerëzit që nuk kanë votuar në zgjedhjet e vitit 2016, bën të ditur Voto Latino.

Ky grup ka regjistruar më shumë se 601.330 votues për këtë cikël të zgjedhjeve, ku tre deri në katër prej tyre janë të moshës 18 deri në 39-vjeç. /Telegrafi/

 

Exit mobile version