Site icon Telegrafi

Rekord turistësh në Parkun e Apollonisë në Fier, Rama: Magjia e udhëtimit në kohë të një qytetërimi

Parku Arkeologjik Kombëtar i Apollonisë në Fier ka shënuar një rekord historik turistësh vendas dhe të huaj këtë vit.

Kryeministri Edi Rama ka publikuar në rrjetet sociale foto nga Parku i Apollonisë, një ndër destinacionet më të vizituara këtë vit.

Rama shprehet se Parku Arkeologjik Kombëtar i Apollonisë ofron magjinë e udhëtimit në kohë të një qytetërimi.

Drejtoresha e këtij parku Ornela Durmishaj është shprehur se mbi 35 mijë turistë e kanë vizituar vetëm 5 muajt e parë të vitit Parkun e Apollonisë, 30 për qind më shumë se viti 2019 vit i cili mbante rekordin për turistë në vend.

Parku Arkeologjik i Apolonisë mbetet tërheqës jo vetëm për arkeologjinë dhe antikitetin por edhe për peizazhin natyror.

Turistët që drejtohen drejt Parkut Arkeologjik të Apollonisë do të gjejnë tashmë edhe një infrastrukturë rrugore të përmirësuar.

Me një gjatësi prej 18 km, kjo rrugë lidh zonën urbane të qytetit të Fierit me plazhin e Semanit dhe Darëzezës duke i dhënë një impuls të rëndësishëm zhvillimit të turizmit bregdetar.

Rruga e re drejt Parkut Arkeologjik të Apollonisë sjell më afër për të gjithë vizitorët edhe Kishën e Shën Mërisë, pjesë e Manastirit. /Telegrafi/

Exit mobile version