Telegrafi

Rekord tjetër i PSG-së: 20 lojtarë të larguar përmes shitjeve, huazimeve dhe lirimeve

Paris Saint-Germain është një nga dhjetë klubet që UEFA ka penalizuar për shkeljen e rregulloreve të Fair Play Financiar, dhe klubi francez po përpiqet të balancojë librat duke larguar një numër të madh lojtarësh që nuk janë në planet e tyre për ekipin e parë.

Gjoba e PSG-së mund të përfundojë deri në 65 milionë euro nëse ata nuk arrijnë të marrin masat e tyre së shpejti, kështu që kjo është arsyeja pse ata kanë larguar në mënyrë agresive pothuajse një skuadër këtë verë.

20 lojtarët që janë larguar në një mënyrë apo tjetër janë një rekord dhe qëndrimi i klubit ishte se asnjë nga lojtarët e larguar nuk ishte në planet e trajnerit të ri Christophe Galtier për këtë sezon.

Lista e plotë e lojtarëve që janë larguar nga kampionët e Francës këtë verë është si më poshtë:

Është një eksod që klubi nuk e ka parë kurrë më parë dhe që përfshin disa lojtarë me emra të mëdhenj, si Julain Draxler, Angel Di Maria, Gigi Wijnaldum dhe Andre Herrera.

Bie në sy se lista përfshin shumë huazime dhe transferime falas, pasi ulja e faturës së pagave ishte prioriteti kryesor për parisienët.

Sigurisht, megjithatë, klubi ka qenë aktiv për sa i përket blerjeve dhe ka shpenzuar para të mëdha për të sjellë lojtarë si Carlos Soler, Nuno Mendes, Vitinha, Fabian Ruiz, Renato Sanches dhe Nordi Mukiele. /Telegrafi/