Telegrafi

“Rekord i të gjitha kohërave në Evropë!”: Spanja dhe Portugalia para valës së nxehtësisë, temperaturat priten deri në 48 gradë celsius

Temperaturat në Spanjë dhe Portugali mund të tejkalojnë 48C këtë javë duke thyer rekordin më të lartë të të gjitha kohërave për Evropën.

Autoritetet kanë paralajmëruar pushuesit në Evropën jugore për të marrë masat për një mot ekstrem, pasi temperaturat pritet të godasin 40-shin, që nga e premtja.

Madje, siç raportojnë mediat, përcjell Telegrafi, rajoni iberik i Spanjës dhe Algarve në Portugali, mund të goditen nga temperaturat e nxehta në 41 vjet.

Gjithashtu, temperaturat mund të shtrihen në jug-perëndim Francës.

Mediat shkruajnë se rekordi aktual për Evropën është 48C, i regjistruar në Athinë, Greqi, në korrik të vitit 1977. /Telegrafi/