Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka njoftuar se nga 6,784 testime, 1009 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.
MSH njofton se në 24 orët e fundit kanë vdekur dy person nga coronavirusi, ndërsa janë shëruar 82.
Numri i përgjithshëm i të shëruarve është 105.881.
Ministria e Shëndetësisë bën të ditur se në total numri i rasteve aktive është 4,414.
Në 24 orët e fundit janë dhënë 17.986 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 539.752 doza të vaksinës.
Deri më sot 183.240 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë./Telegrafi/