Me një pilot profesionist, mbi timon
Deri më tani, Honda Civic Type R ka arritur shumë, ndërsa nuk ka lënë shumë hapësirë për të treguar më shumë, transmeton Telegrafi.
Me të fituar xhiron e Nurburgringut të Gjermanisë, si dhe disa xhiro tjera me shpejtësi rekorde, proidhuesi japone ka shtuar edhe një trofe.
Kësaj rradhe, Honda e ka dërguar këtë makinë në Down Under të Australisë, prej nga është kthyer me një rekord të ri.
Vetëm në timonin e Civic Type R, nuk shte ndonjë pilot i zakonshëm por Jenson Button, që ka shumë fitore me F1.
Në këtë mënyrë, Honda Civic Type R ka arritur që ta koljë këtë xhiro për 2:35.207 gjë që nuk është arritur ndonjëherë. /Telegrafi/