Site icon Telegrafi

Rekord i ri nga Kosova në industrinë muzikore ndërkombëtare – DJ Regard shet pesë projekte për më shumë se katër milionë euro

Artisti, DJ dhe producenti i mirënjohur në tregun ndërkombëtar, DJ Regard, së fundmi ka shitur katalogun e tij muzikor me vetëm pesë projekte muzikore për katër milionë e 500 mijë dollarë (katër milionë e 100 mijë euro) dhe me këtë ka bërë të arrihet rekordi më i ri në industrinë e muzikës botërore.

Kështu ai ka kaluar Justin Bieber, Dr.Dre, Calvin Harris, Taylor Swift e shumë artistë të tjerë të famshëm e më ndikim të madh në skenën muzikore botërore.

Sipas menaxherit Hajriz Bajrami, i cili është drejtor i kompanisë me seli në Kosovë, ‘LEAF Management’, që po ashtu menaxhon Regardin, Era Istrefin, Drop G dhe disa artistë të tjerë, kjo marrëveshje ishte sfidë në vete si pasojë që negocimi i kësaj marrëveshje ka zgjatur për tetë muaj dhe del të arrihet rekord krahas artistëve të tjerë që ka njohur deri më tani industria e muzikës.

Sipas Bajramit, një projekt muzikor është shitur hiq më pak se 900 mijë dollarë (800 mijë euro) dhe në total për pesë projekte muzikore është arritur shuma katër milionë e 500 mijë.

Lexo po ashtu Një tjetër arritje për DJ Regard - shpallet “Dance Radio Artist of the Year” në ceremoninë prestigjioze EDMAs

Justin Bieber nga ana tjetër shiti katalogun e tij muzikor në janar të vitit 2023 me vlerë prej 660 mijë eurosh për një këngë.

Hajriz Bajrami, menaxheri i DJ Regard

Me këtë është lënë të nënkuptohet se industria muzikore në Kosovë ka një potencial të madh si për nga aftësia artistike, ashtu edhe menaxheriale për artistë vendor dhe të huaj. /Telegrafi/

DJ Regard
DJ Regard
Exit mobile version