Telegrafi

Rekord i ri në Superligën e Kosovës në futboll për golat e shënuar

(Foto: Instagram/mirlind19daku)

Xhiroja e fundit në Superligën e Kosovës në futboll ka dhuruar ndeshje të bukura por edhe shumë gola të shënuar nga ekipet.

Siç duket repartet sulmuese këtë xhiro kanë qenë në formë të mirë duke realizuar plotë 19 gola në pesë duele.

Ndeshja mes Ballkani – Llapi dhe Prishtina – Trepça ’89 kanë dhuruar më së shumti gola nga gjashtë në secilën ndeshje.

Pra, në xhiron e 13-të janë shënuar më së shumti gola.

Kujtojmë që javë më parë, më saktësisht në javën e tetë ishin shënuar 18 gola. /Telegrafi/