Alastair Moffat ka bërë famë botërore falë aftësive të tij të mrekullueshme për vozitje dhe parkim.
Arritjet e tij të fundit i kanë siguruar atij dhe vëllait më të ri John një vend të ri në Librin e Rekordeve “Guinness”.
Dyshja arriti të thyejë rekordin për kalimin e hapësirës më të ngushtë me dy vetura në dy rrota.
Ata arritën të kalojnë një ngushticë prej vetëm 1.29 metrash të gjerë me automobilin e ngritur në vetëm dy rrotë, shkruan albinfo.ch.
Ky rekord thyen atë të vjetrin 1.3 metra të vendosur nga Han Yue dhe Bao Tengjin të Kinës.