Kyle Berkshire ka vënë një rekord të ri sa i përket shpejtësisë së lëvizjes së topit të golfit, që lëvizte me 158 kilometra në orë.
Sipas ekspertëve të sigurisë, kjo goditje e tij mund të jetë fatale për këdo që do ta godiste topi në kokë apo në organet e tjera vitale, transmeton Telegrafi.
Sportisti amerikan arriti që përmes një simuluesi të godet topin i cili lëvizi me shpejtësi prej 158 kilometra në orë.
Kjo nuk është hera e parë që Berkshire thyen rekorde, dhe ato rekorde që ishin arritur më herët ishin kryesisht që ai vet i kishte shënuar.
Më poshtë ju sjellim videon që shfaq momentin kur ky sportist e godet me tërë forcën topin, si dhe radarin që regjistron shpejtësinë e lëvizjes së topit. /Telegrafi/
236.2 MPH BALL SPEED from @KyleBerkshire 😱
That’s a new @TrackManGolf ball speed record 👀 pic.twitter.com/8UlfxnaonP
— GOLF.com (@GOLF_com) December 16, 2022