Motoçiklisti japonez Masaru Abe, ka thyer rekordin e vjetër botëror në vozitjen e skuterit me vetëm një rrotë.
Rekordin e ri ai e arriti me modelin Yamaha Jog, duke kaluar 499 kilometra. Rekordi është thyer në shtegun Kavaguçi në afërsi të Tokios dhe ishte për 170 kilometra më i madh se sa rekordi i kaluar.
“Asnjëherë më herët nuk kam ndier aq shumë dhimbje, pasi të dyja duart më dridheshin”, ka thënë 33-vjeçari pas thyerjes së rekordit.
Ai ka shtuar se edhe shikimi i ishte mjegulluar dhe gati kishte humbur ndjenjat, transmeton KosovaPress.