Kombet e Bashkuara kanë thënë se shifra është 80 përqind më e madhe se ajo në periudhën e njëjtë të vitit 2014.
“Evropa po përballet me krizë refugjatësh të përmasave historike”, thuhet në raportin e Agjencisë për Refugjatë të OKB-së.
Nga Siria llogaritet të jenë afro 44,000 refugjatë që kanë arritur në brigjet e Evropës.
Pas tyre vijnë refugjatët nga Eritrea dhe Afganistani.