Një burrë nga Rhode Island me pasion për kafeinën fitoi një rekord botëror Guinness për koleksionin prej 1019 kanaçesh pijesh energjike.
Banori i Tivertonit, Joel Spears, i njohur si CaffeineMan në YouTube, dorëzoi prova të mbledhjes në organizatën e mbajtjes së të dhënave në muajin janar dhe ai njoftoi këtë javë se më në fund ka marrë konfirmimin zyrtar se ai posedon koleksionin më të madh në botë të kanaçeve të pijeve energjike.
“Nuk kam menduar kurrë se do të kisha një rekord botëror Guinness për ndonjë gjë. Kanali filloi të ishte i suksesshëm dhe unë thjesht vazhdova të mblidhja kanaçe dhe në një moment thashë “pyes veten sa kam. I numëruam të gjitha dhe përfundoi një rekord botëror”, pohoi ai.
Spears, i cili ka hap disa vite më parë një kanal në YouTube për të rishikuar pijet energjike, tha se aplikimi për rekord botëror disi ishte i çuditshëm.
“Më duhej të regjistroja në video të gjitha, gjithashtu duhej të fotografoja secilën kanaçe, dhe ajo që ishte pjesa që kërkonte kohë ishte, nuk e dija se atyre u duhej një listë e detajuar e çdo kanaçeje”, tha ai.
Spears, i cili tha se zakonisht pi një ose dy pije energjike çdo ditë, tha se pija e preferuar është ajo suedeze Ghost. /Telegrafi/