Site icon Telegrafi

Rekord i ri në shikimin e televizionit

“Associated Press” njofton se Joachim ishte ndier i gatshëm të kalojë tre ditë të plota duke mos i larguar sytë nga ekrani i televizorit.

Gjatë kësaj kohe rekordthyesi ka pohuar se ndihet mirë, ndërsa ndoshta ka thyer edhe nj rekord tjetër duke pirë më shumë se 30 filxhanë kafe për 72 orë.

Joachim ka zgjedhur aktorin e tij të preferuar, Keith Southerland, dhe serialin “24”, me ç’rast i ka shikuar seritë e tri sezoneve të serialit kriminalistik.

Rekordi paraprak i Guinessit, ishte 69 orë e 48 minuta, të cilin po ashtu e mbante Joachim nga viti 2005.

Exit mobile version