Site icon Telegrafi

Rekord i ri në rrëzimin e dominove

Në këtë garë ishin vendosur gjithsej 4.8 milionë domino, të cilat janë rrëzuar nga 90 njerëz nga 14 shtete të ndryshme evropiane, mirëpo jo të gjitha dominotë janë rrëzuar.

Rrëzimi i dominove është transmetuar direkt në televizion, ndërsa ngjarja është zhvilluar në qytetin holandez Leuvarden.

Ky spektakël është përgatitur qe gati një vit – ndërsa për vendosjen e dominova janë nevojitur tetë javë.

Rekordi i mëparshëm botëror është arritur vitin e kaluar, ndërsa ishin rrëzuar 4.345.027 domino. /Telegrafi/

Exit mobile version