Kroacia sot ka shënuar rritje rekorde të numrit të të infektuarve me coronavirus.
Sipas të dhënave më të fundit, në 24 orët e fundit janë regjistruar 8587 raste dhe 32 persona kanë vdekur si pasojë e COVID-19.
Siç thuhet, në spital janë 1841 persona, ndërsa me aparate respiratore 230 pacientë, raporton index.hr.
Kujtojmë se një numër i madh i të infektuarve ishte regjistruar edhe të martën, por dukshëm më pak se sot – 5845 raste.
Ndryshe, Kroacia deri më tani ka regjistruar 736 mijë raste ndërsa kanë nderuar jetë 12731 njerëz. /Telegrafi/
U posljednja 24 sata zabilježeno je 8,587 novih slučajeva zaraze virusom SARS-CoV-2 te je broj aktivnih slučajeva u Hrvatskoj danas ukupno 35.202. Među njima je 1.841 pacijenata na bolničkom liječenju, od toga je na respiratoru 230 pacijenata. Preminule su 32 osobe.
— Koronavirus.hr (@koronavirus_hr) January 5, 2022