Site icon Telegrafi

Rekord botëror: Kaq miliard euro kanë shpenzuar klubet angleze gjatë afatit kalimtar veror!

Dita e fundit e afatit kalimtar ka përfunduar në Angli, ku shpesh ka pasur disa transferta të pabesueshme.

Këtë herë nuk kishte lëvizje shumë të mëdha, por ka pasur transferime në disa klube që kanë thyer rekorde personale.

Veçohet rikthimi i David Luizit në Chelsea për 37 milionë euro. Gjithashtu vlen të përmendet edhe kalimi i Islam Slimanit në Leicester City për shumë rekorde prej 35 milionë euro, si dhe kalimi i Moussa Sissoko te Tottenham Hotspurs në momentet e fundit të afatit kalimtar, transmeton Telegrafi.

Ishte e mahnitshme të shihej se si ‘fluturonin’ milionat nga minuta në minutë, ku në fund të ditës së djeshme është kthyer një rekord në ‘Deadline Day’ duke u shpenzuar 182 milionë euro (më parë ishte 164.4 milionë) në Ligën Premier.

Gjithashtu vlen të theksohet se gjatë gjithë këtij afati kalimtar veror prej klubeve angleze janë shpenzuar mbi 1,3 miliard euro, që është një rekord i ri kur merret parasysh periudha e njëjtë e transferimeve vitin e kaluar ku janë shpenzuar 1,02 miliard euro. /Telegrafi/

Exit mobile version