Vlera e bitcoin sot arriti një rekord të ri dhe tejkaloi kufirin prej 66 mijë dollarësh për një “monedhë”.
Çmimi i kriptomonedhës më të njohur në botë u rrit pasi të ardhmet e bitcoin u tregtuan për herë të parë.
Në orën 9:45 paradite me orën lindore, bitcoin u rrit 2.7 për qind dhe u shit në 66 mijë dollarë.
Etherum u forcua me 2.43 për qind duke shkuar deri në 3,970 dollarë.
Lajmet e fundit nga bota e kriptomonedhës lexojnë se AMC Entertainment ka njoftuar se do të fillojë të pranojë kriptovaluta para fundit të këtij viti. /Telegrafi/