Rregullatori i barnave i Bashkimit Evropian këshilloi të premten se një pilulë eksperimentale kundër COVID-19 nga Merck të jepet brenda pesë ditëve nga simptomat e para për të trajtuar të rriturit që nuk kanë nevojë për mbështetje për oksigjen dhe janë në rrezik të përkeqësimit të sëmundjes së tyre.
Sipas Reuters, përcjell Telegrafi, Agjencia Evropiane e Barnave (EMA) tha se pilula, e zhvilluar së bashku me Ridgeback Biotherapeutics, duhet të merret dy herë në ditë përgjatë pesë ditëve, por këshillohet kundër përdorimit gjatë shtatzënisë për gratë që planifikojnë të mbeten shtatzënë.
“EMA e lëshoi këtë këshillë për të mbështetur autoritetet kombëtare që mund të vendosin për përdorimin e hershëm të mundshëm të ilaçit përpara autorizimit… në dritën e rritjes së shkallës së infeksionit dhe viktimave për shkak të COVID-19 përreth BE-së”, thuhet në njoftim.
EMA filloi një rishikim të vazhdueshëm të pilulës së Merck, Lagevrio, muajin e kaluar dhe të premten gjithashtu filloi të shikonte të dhënat për pilulën rivale nga Pfizer Inc për të bërë rekomandime për përdorimin e saj, sikurse me pilulën Merck, përpara miratimeve më të gjera.
Rregullatori tha gjithashtu se ushqyerja me gji gjithashtu duhet të ndërpritet rreth kohës së trajtimit me pilulën Merck. /Telegrafi/