Edhe pse i vetmi vend ku rregullisht i shihni është banja, sapunët kanë aplikim të shumtë që fare nuk kanë të bëjnë me higjienën. Cili është qëllimi i vërtetë i sapunit?
Sapuni është mjaft i përshtatshëm që të tejkalojë funksionin e vet themelor, domethënë larjen. Mund ta përdorni edhe në ambiente të mbyllura dhe në ambiente të hapura, transmeton Telegrafi.
Nëse ende e mbani sapunin vetëm në banjë, duhet ta dini që ide e shkëlqyeshme është ta mbani në çdo ambient në shtëpi. Nëse pyesni përse, lexoni tekstin në vazhdim.
1. Pickimi i insekteve
Nëse ju mundojnë pickimet e insekteve, lageni sapunin dhe fërkojeni vendin ku ju kanë pickuar.
2. Kundër kërcitjes së gjërave
Për kërcitje të derës, syzave të dollapëve apo dyshemeve, fërkoni sapunin e thatë në vendin e caktuar i cili kërcet (në vija apo shina rrëshqitëse).
3. Preventiva e mjegullës
Urreni kur syzet ju mjegullohen? Pastroni me pak sapun të thatë dhe fshini me leckë pëlhure të pastër. Mund ta përdorni të njëjtën metodë edhe në pengimin e mjegullimit të pasqyrës në banjë.
4. Për zhbllokimin e gjërave të bllokuara
Zinxhirët e palltove dhe dritaret të cilat janë bllokuar mund t’i “lyeni” me sapun në mënyrë që t’i zhbllokoni lehtë, vetëm fërkoni me sapun të thatë.
5. Eliminimi i aromave të pakëndshme
Në vend që të përdorni qirinj aromatikë, freskoni dollapët tuaj apo valixhen duke lënë sapunin aty ku dëshironi që gjërat të mbajnë aromë të këndshme.
6. Eliminimi i njollave
Nëse keni njolla të verdha në jakë apo ndonjë pikë në rroba, fërkoni me sapun sipër njollave dhe mbani deri sa t’i lani rrobat.
7. Kopshtaria
Eliminoni insektet, minjtë dhe dëmtuesit e tjerë nga kopshti me copa sapuni. Nëse nuk dini se si të mbroni kopshtin nga egërsirat, priteni një sapun përgjysmë dhe vëreni secilën pjesë në shufër metali apo druri, dhe kështu radhisni përreth kopshtit. Copat e sapunit mund edhe t’i varni.
8. Këpucët e ngushta
Lëkura e fortë? Lyeni me sapun pjesët ku këpucët ju shkaktojnë fërkime, siç janë pjesët e sipërme dhe të brendshme dhe skajet.
9. Lyerja e metaleve
Para se të filloni të ngulni gozhda, lyeni me sapun. Njësoj mund të veproni edhe me veglat e tjera, gjilpërat për qepje etj.
10. Ngërçet e këmbëve
Mund të tingëllojë si “tregim plakash”, mirëpo qitni sapun të thatë midis çarçafëve në mënyrë që të pengoni shfaqjen e ngërçeve në këmbë gjatë natës. Njerëzit të cilët e kanë provuar, betohen që ka sukses.
11. Shfrytëzoni për shënuar
Nëse duhet të shënoni linja për prerje gjatë qepjes, përdorni sapunin në vend të shkumësit apo markerit. /Telegrafi/