Një tajlandez e ka postuar imazhin, ku e reklamon për shitje furrën me mikrovalë – ku shikuesit e kanë parë gabimin e tij të turpshëm.
Në shikim të parë, duket se është vetëm një mjet kuzhine me sipërfaqe të shkëlqyera, me çmimin në vlerë prej 100 eurove.
Por, po që se shikohet nga afër, shihet reflektimi i shitësit të zhveshur, në momentin që po e shkrepte fotografinë.
“Qenka një derë e pastër si pasqyra” si dhe “po ndej papritmas, se më nevojitet një furrë me mikrovalë” ishin dy prej komenteve të shumta, të imazhit që është bërë viral. /Telegrafi/