Telegrafi

Reklamimi mobil do të “eksplodojë”, rritja do të jetë e jashtëzakonshme

Historikisht, ka pasur një ndryshim të madh në mes të shumës të kohës që njerëzit e kalojnë në telefonat dhe tabletët e tyr, si dhe sasinë e parave të shpenzuara në këtë medium të ri për reklamuesit.

Të dhënat e reja të publikuara nga BI Intelligence konstatojnë se reklamuesit në SHBA do të shpenzojnë deri në 42 miliardë dollarë në vitin 2018, në rritje me një normë vjetore që arrin në 43%, krahasuar me 2013.

Sipas raportit thuhet se formatet më të rëndësishme të reklamave do të vazhdojnë të jenë ato me banerë, video, reklamat në rrjetet sociale dhe ato gjatë kërkimit online.

Raporti ofron detaje ekskluzive se si shpenzimet në çdo format do të rritet dhe pse, dhe shqyrton performancën e përgjithshme të reklamave mobile.

Në të gjithashtu analizohet se si programet dhe veglat për reklamim, duke përfshirë edhe ofertimin në kohë reale do ta ri-dizajnonë reklamimin mobil.

Disa nga konkludimet më të rëndësishme të këtij raporti vlerësojnë:

Banerët dhe reklamat me video do ta kenë rritjen më të shpejtë, dhe reklamimi do të zvhendoset nga ai në deskop, në atë të ekraneve mobile, dhe format e reklamimit mobil do të përmirësohen vazhdimisht.

Reklamat në motorët e kërkimit dhe rrjetet mediat sociale do të vazhdojnë të përbëjnë pjesën më të madhe të të ardhurave mobile në SHBA, gjatë periudhës së parashikimit.

Të ardhurat e reklamave programatike, përfshijnë edhe reklamat e shitura nga ofertimet në kohë reale, do të përbëjnë 43% të totalit të të ardhurave nga reklamat mobile në 2018, nga 6% sa ishin në 2013.

Edhe reklamat në aplikacionet mobile do të performojnë më mirë sesa reklamat e publikuara në ueb, dhe shpenzimet e reklamuesve në këtë format do të rriten me një normë të shpejtë, gjithashtu.