Telegrafi

Reklamat në klientët mobil të Facebookut

Edhe pse burimet janë të paemëruara, artikulli i Financial Times citon, se është vetëm çështje e kohës kur edhe brenda klientëve mobil do të shohim reklamat çfarë i shohim brenda ueb shfletuesve. Duke pasur parasysh numrin e madh të shfrytëzuesve dhe daljen në bursë, është krejtësisht logjike që Facebook të jetë i interesuar edhe për këtë të hyrë nga shfrytëzuesit mobil. Titujt e sponsorizuar në News Feed në ueb paraqiten nga fillimi i vitit dhe nuk mund të anashkalohen kështu që supozohet se kjo nuk do të mund të bëhet as në klientët mobil. /Telegrafi/