Telegrafi

Reklamat na shtyjnë drejt ushqimit të pashëndetshëm

Reklamat mund të ndikojnë në përzgjedhjen e ushqimit, thotë hulumtimi i kryer në Universitetin Newscastle, dhe krejt kjo çon te ushqimi i pashëndetshëm, për shkak të reklamave që mbizotërojnë në gati të gjithë shujtat, salsiçet ose gjellët, të cilat zakonisht kanë koncentrim të lartë të kripërave dhe sheqerit.

Ekspertët kanë analizuar 30 revista javore që dalin në Britaninë e Madhe dhe kanë përfunduar që pemët dhe perimet janë më së paku të shfaqura në reklama – vetëm 1.8 për qind, por kjo përqindje e vogël zakonisht është në revistat për shtresën e pasur, transmeton Koha.net.

Sipas udhëheqësit dr. Adams, familjet janë të ekspozuara ndaj presionit të madh të medieve për t’u përcaktuar për variantet e pashëndetshme dhe të shpejta të ushqimit të gatshëm, në vend që të ziejnë vetë ushqim të freskët.

Megjithatë, të paktën në televizion situata është e ndryshme sepse janë miratuar ligje të ashpra dhe për një të tretën është reduktuar numri i reklamave për ushqim të pashëndetshëm, të cilat ishin të drejtuara kah fëmijët. /Telegrafi/